KQZ pranon 1,571 pako me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora, të periudhës së votimit përmes portës (29 tetor-12 nëntor).

Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave ka përfunduar të premten në mesnatë.

Kujtojmë se nesër, me datë 14 nëntor në 21 komuna do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.