KPMM tregon për punën e bërë gjatë vitit 2019-të

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale nga periudha janar-nëntor e këtij viti ka lëshuar gjithsej 250 liçenca dhe leje, prej tyre 85 liçenca hulumtimi, 52 liçenca shfrytëzimi dhe 113 leje për aktivitete të veçanta.

Kjo është bërë e ditur sot në një takim me përfaqësuesit e ndërrmarjve minerare, ku janë bërë të ditura edhe të hyrat e këtij komisioni për vitin 2019.

“Që nga fillimi i punës së vetë si agjenci e pavarur KPMM-ja nga viti në vit ka shënuar progres në rritjen e të hyrvae nga renta minerare, kjo si një indikator që tregon rritjen e investimeve në sektorin minerar. Nga 31,170.00 euro sa kanë qenë të planfikuara të hyra për vitin 2019, në periudhën janar-nëntor 2019 janë inkasuar 30,163,421.77 euro apo 97%”, ka bërë të ditur Musa Shabani, kryesues i bordit të KPMM-së.

Shabani po ashtu ka treguar se së bashku me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Mjedisit, Inspektoratin e Pylltarisë si dhe ato komunale kanë kryer aksione dhe inspektime.

“Pas përfundimit të këtij aksioni në 194 operues janë vendosur shiritat për ndalimin e punës. Separacione 99, shfrytëzim 16, baza e betoni dhe asfalti 78, fabrikë përpunimi 1”, ka shtuar ai.

Në këtë takim po ashtu është bërë e ditur se me 30 deri më 31 mars në Prishtinë, do të organizohet konferenca e 3-të minerare mes Kosovës dhe Shqipërisë.