Mbledhja e KPM-së Foto: Egzon Dahsyla/ KALLXO.com

KPM i jep 30 ditë afat Klan Kosovës për plotësimin e të dhënave si biznes

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i ka dhënë 30 ditë afat televizionit Klan Kosova që të plotësoj të gjitha dokumentet e biznesit pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK).

Në rast se nuk plotësohen dokumentet, KPM do të marrë masa.

Kështu vendosi sot Bordi i KPM-së në një mbledhje.

“Miratohet propozimi: me 5 vota pro, obligohet Klan Kosova të plotësojë dokuemtnacionin e nevojshëm brenda 30 ditëve, konform rregullores KPM. Dështimi i përmbushjes së obligimit, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese” – tha gjatë mbledhjes së bordit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 14 qershor ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” Sh.P.K.

Ministria ka njoftuar ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Për rastin e Klan Kosovës, ka pasur edhe reagime mes tjerash nga ambasadorë të shteteve evropiane në Kosovë.

Nis mbledhja e KPM-së, mes tjerash pritet shqyrtimi i rastit të Klan Kosovës – FOTO