COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

Kosovë, një i vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes me COVID-19.

Ndërsa, nga 1,626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,808,724 doza të vaksinës, prej tyre 813,734 me dozën e dytë.

Derisa, janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas ministrisë, në total numri i rasteve aktive është 3,396.