Kosova mposhtet në "Fadil Vokrri" nga Bjellorusia

Përkundër disa mundësive, Kosova nuk arriti të shënojë asnjë gol kundër Bjellorusisë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Bjellorusisë, e cila shënoi një gol në minutën e 43-të. Golashënues ishte Dmitri Antilevski.

Kjo ndeshje e futbollit ishte në kuadër të rundit të nëntë në Grupin I të kualifikimeve për kampionatin EURO 2024.

Pas kësaj humbjeje, Kosova renditet e fundit në grup.