Foto: Qeveria e Kosovës

Kosnett: ShBA mbeten mbështetësi kryesor për forcimin e institucioneve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadorin Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Qeveria e Kosovës njofton, se Ambasadori Kosnett uroi zëvendëskryeministrin Hoti për pozitën e re.

Kosnett ka shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten mbështetësit kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Hoti thuhet se e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme duke theksuar se SHBA-të janë një partner i fuqishëm dhe miku më i madh i Kosovës në të gjitha  proceset e shtet ndërtimit.

Qeveria e re e Kosovës është formuar të hënën e kësaj jave, me 3 shkurt 2020.

Këto ditë, drejtuesit e rinj të institucioneve të vendit janë duke takuar përfaqësues diplomatik të shteteve të ndryshme.