Kori Siparantum. Foto: Facebook/MKRS.

Kori Siparantum nga Kosova triumfon në Portugali (VIDEO)

Kori Siparantum nga Kosova të dielën doli e para në festivalin prestigjioz të muzikës korale që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Njoftimi për këtë fitore u bë në llogarinë e tyre në Facebook.

“Wohooooo historia përseritet. Prap fitues edhe në Portugali”. “Puna po shpërblehet. Falemnderit gjithë antarëve të korit për sakrificën dhe përkushtimin maksimal. Urime Kosovë” – ka shkruar Kori Siparantum.

Sipas këtij njoftimi, ata janë shpallur fitues të Kategorisë A1 që konsiderohet më e vështira e këtij festivali.

Ky aktivitet është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”.