Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Foto: KALLXO.com

Konjufca udhëton drejtë Hagës, pritet t’i takoj ish-krerët e UÇK-së

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca do t`i vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Kështu njoftoi këshilltari i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca më datën 17 Qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, thuhet në njoftim.

Glauk Konjufca është zyrtari i parë i lartë i shtetit që niset drejt Hagës për të takuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

Më herët, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu udhëtoi drejt kryeqytetit të Holandës, por ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetar i Kuvendit, Kadri Veeli kishin refuzuar që të takoheshin me ministren e Drejtësisë.

Në anën tjetër, vizita në Hagë janë zhvilluar nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërsa, së fundmi, një vizitë në Hagë e pati edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama pas vizitës në Hagë: Lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet – VIDEO

www.kallxo.com