Konjufca takon deputetin zviceran, Cédric Wermuth, flasin për bashkëpunim mes dy vendeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, njëherësh edhe zëvendës President i Partisë Socialdemokrate zvicerane, Cédric Wermuth.

Sipas komunikatës së dërguar për media Deputeti Wermuth e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën dhe për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ndërsa Konjufca ka falënderuar deputetin zviceran për mbështetjen që ky shtet i’a ka dhënë Kosovës.

“Kryekuvendari Konjufca e ka falënderuar deputetin Wermuth për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.  Po ashtu në takim, ndër të tjera, është diskutuar edhe për situatën e gjithmbarshme në vend, me theks të veçantë menaxhimin e pandemisë Covid-19”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, bashkëbiseduesit janë shprehur të gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Zvicrës dhe Kosovës.​

Zvicra konfirmon mbështetjen për Kosovën