Konfiskohet Ekstazy në Prizren

Në një operacion kontrolli në zonën e Marashit në Prizren policia ka konfiskuar 150 tableta drogë të llojit ekstazy. Narkotikët janë gjetur tek disa djem dhe vajza që vinin nga Shqipëria dhe vise të tjera të Kosovës. Gjatë kontrollit policia ka konfiskuar edhe 50 gramë mariuhanë një peshore që shërben për ndarjen e drogës dhe rizlla(letra)të cilat shërbejnë për konsumimin e cigareve të mariuhanës.