Lajm i Fundit, Coronavirus

Komunat e prekura sot me coronavirus

34 persona të infektuar me coronavirus janë shënuar sot në Kosovë.

Nga këto raste të reja më së shumti janë regjistruar në komunën e Gjilanit që janë 15 raste dhe të tjerat janë në komuna të ndryshme dhe të gjitha janë rastet kontakti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan”, ka bërë të ditur IKShPK përmes një njoftimi.

Kurse, sot janë shëruar edhe tre pacientë të infektuar me coronaviurs.

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 703 persona të infektuar me coronavirus, 162 të shëruar dhe 19 viktima.