Komuna Fushë Kosovës hap tender mbi 1.4 milionë euro për shërbime shëndeti, edukimi dhe ambienti

Në platformën elektronike për prokurim publik në Kosovës, “e-prokurim”, Komuna e Fushë Kosovës ka hapur thirrje për kontratë për blerjen e një mori shërbimeve, për të cilat ka ndarë mbi 1.4 milionë euro.

Sipas njoftimit për kontratë, për tenderin me titull “Ofrimi i shërbimeve shëndetësore, sociale, arsimore, ambientale dhe administratë e përgjithshme”, është parashikuar të nënshkruhet kontratë deri në vlerë 1,402,750 euro.

Kontrata parashikohet të ketë një kohëzgjatje prej 24 muajve.

Për këtë aktivitet të prokurimit, komuna përdor procedurë të hapur të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Data 16 mars 2022, është edhe afati i cili është caktuar nga Komuna e Fushë Kosovës se deri operatorët ekonomik mund të ofertojnë për këtë aktivitet të prokurimit.