Komuna e Prizrenit tkurr buxhetin për stolisjen e qytetit, hap tender të ri 15 mijë eurosh

Komuna e Prizrenit ka anuluar tenderin për stolisjen e qytetit për festat e fundvitit, që e kishte hapur kohë më parë.

Sipas njoftimit për anulim të Komunës së Prizrenit arsyeja është sepse të gjithë tenderët e përgjegjshëm kanë pasur çmime më të mëdha se sa planifikimi i komunës prej 20 mijë eurosh.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka hapur tender për një kontratë të re për stolisjen e qytetit në vlerë prej 15 mijë eurosh.

Sipas njoftimit për kontratë do të jetë procedurë e hapur për operatorët ekonomik.

Me këto mjete, është planifikuar të blihen 3 bredha, njëri prej tyre do të jetë i lartë 8 deri në 10 metra ndërsa dy bredhat e tjerë duhet të kenë lartësi 4 metërshe.

Gjithashtu, në njoftimin për kontratë thuhet se dekorimi i qytetit duhet të jetë i gatshëm në fillim të dhjetorit dhe duhet të çinstalohet pas datës 15 janar 2022.

Edhe në vitin 2019 dhe 2020, Komuna e Prizrenit kishte ndarë buxhet në vlerë prej 30 mijë eurosh, për secilin vit, për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Tenderët e viteve 2019 dhe 2020, komuna i kishte anuluar për se shkak se të gjithë operatorët ekonomik që kishin aplikuar nuk i kishin përmbushur kriteret.

Ndërsa, Prizreni në këto dy vite ishte dekoruar nga një operator privat.

Komuna e Prizrenit ndan 20 mijë euro për stolisjen e qytetit për fundvit