Komuna e Prizrenit

Prizreni ndan 30 mijë euro për dekorimet e fundvitit

Komuna e Prizrenit ka ndarë buxhet në vlerë prej 30 mijë euro  për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com, Krenare Koqi, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Komunës.

Sipas saj nuk është kontraktuar ndonjë kompani për stolisjen e qytetit sepse ende nuk ka ndonjë përfitues të tenderit.

Zbukurimet priten të vendosen në afat kohor prej 15 ditësh dhe të qëndrojnë një muaj në qytet.

Kjo komunë vitin e kaluar ka ndarë 28 mijë euro për dekorimin  e qendrës historike të qytetit Lumbardhin, Shtëpinë e Bardhë dhe Administratën Komunale.