Ilustrim

Komuna e Prizrenit fton qytetarët të pajisen me leje për prerjen e pyjeve të tyre

Komuna e Prizrenit ka ftuar qytetarët të fillojnë të parashtrojnë kërkesat për prerjen e druve në pyjet private të tyre.

Sipas njoftimit të Komunës, ky afat për parashtrimin e kërkesave është deri më datën 31 mars 2020.

“Kërkesës duhet t’iu bashkëngjiten këto dokumente: 1. Fleta poseduese e pronës (pyllit) 2. Kopja e planit e pronës (pyllit), dhe 3. Kopja e letërnjoftimit të pronarit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në komunikatë thuhet që kërkesat për prerje mund t’i parashtrojë pronari i pyllit ose anëtari i ngushtë i familjes (me dokumente dëshmuese), ndërsa në mungesë të pronarit, duhet kontrata apo autorizimi i vërtetuar nga noteri ose avokati, me të cilën dëshmohet pronësia e pyllit.

Kërkesat mund të dorëzohen në Zyrën e Pylltarisë në Prizren.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.