Komuna e Mitrovicës mbyll dy supermarkete për mosrespektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19

Pasi që janë konfirmuar edhe rastet e para me coronavirus në Mitrovicë, kjo komunë ditë me parë ka ndërmarrë masa të reja për qytetarët dhe bizneset e saj.

Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur dy supermarket:  “Interex” në Zhabar dhe “Bamex” në Mitrovicë, pasi që nuk kanë respektuar vendimin e Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës lidhur me masat shtesë për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Përveç mbylljes së bizneseve të tyre, inspektorët komunal kanë shqiptuar gjoba mandatore për pronarët, ndërsa për procedurat tjera do të merren organet e rendit dhe ligjit, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Sipas Komunës, çdo vendim apo urdhëresë që e ndërmarrim ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe kjo gjë është paralajmëruar edhe në mbledhjen e Shtabit Emergjent të Mitrovicës për ato biznese të cilat nuk respektojnë vendimet rrezikojnë me mbyllje.