
Komuna e Çairit në Maqedoninë e Veriut emërton një rrugë me emrin “Ibrahim Rugova”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Osmani së bashku me vajzën e Rugovës, ish-deputetja Teuta Rugova sot ka marrë pjesë në inagurimin e një rruge në Komunën e Çairit me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Presidentja thotë se kjo rrugë do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë të Rugovës.
“Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova. Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova”- shkruan Osmani.
Presidentja Osmani dje ka filluar vizitën zyrtare të saj në Maqedoninë e Veriut.
Me nderime të larta shtetërore e ushtarake nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka pritur presidenten Osmani.