Foto: Ilustrim

Kompania kosovare do t’i shpërblejë punëtorët që vaksinohen

Kompania “INTEREX” ka njoftuar të gjithë punëtorët e saj se nëse ata vendosin të marrin dozën e dytë të vaksinës nga 1 gushti deri më 30 shtator, do të marrin një shpërblim prej 20 euro.

“Vaksinat COVID-19 janë një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar në ndalimin e pandemisë, andaj si kompani kemi vendosur që kolegët që marrin dozën e dytë të vaksinës nga 01.08.2021 deri më 30.09.2021 do të kenë shpërblim prej 20 euro”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Së fundmi, rastet e infektimit në vend janë rritur derisa institucionet e vendit kanë bërë thirrje që të vaksionohën sa më shumë qytetarë.

Numri total i dozave të administruara të vaksinës është 478,084. Të vaksinuar me dozën e parë 312,894 dhe të vaksinuar me dozën e dytë 165,190.

Aktualisht në Kosovë janë 1321 raste aktive me COVID-19.