Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Të paktën 79 Gazetarë të vrarë në luftën Izrael-Gaza

Lufta Izrael-Gazë ka shkaktuar një dëmtim të rëndë për gazetarët që kur Hamasi filloi sulmin e tij të paprecedentë kundër Izraelit më 7 tetor dhe Izraeli i shpalli luftë grupit militant palestinez, duke nisur sulmet në Rripin e Gazës të bllokuar.

Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve, CPJ, po i heton të gjitha raportet e gazetarëve dhe punonjësve të medias të vrarë, të plagosur ose të zhdukur në luftë, e cila ka çuar në periudhën më vdekjeprurëse për gazetarët që kur CPJ filloi mbledhjen e të dhënave në 1992.

Që nga 8 janari 2024, hetimet paraprake të CPJ treguan se të paktën 79 gazetarë dhe punonjës të medias janë në mesin e më shumë se 23,000 të vrarëve që nga fillimi i luftës më 7 tetor – me më shumë se 22,000 të vdekur palestinezë në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe 1,200 të vdekur në Izrael. 

Në 10 javët e para të luftës në gaza, më shumë gazetarë u vranë se sa janë vrarë ndonjëherë në një vend gjatë një viti të tërë, sipas CPJ në dhjetor. 

Gjashtëmbëdhjetë gazetarë janë raportuar të plagosur, dhe 24 janë të zhdukur ose janë arrestuar.

Shumica e të vrarëve, 72 sosh, ishin palestinezë në Gaza, ku gazetarët janë vrarë në shtëpitë e tyre dhe në terren. 

Tre gazetarë libanezë dhe katër gazetarë izraelitë janë në mesin e 79 gazetarëve që janë vrarë./Washington Post

Përgatiti: Nuhi Shala