Foto: ZKM

Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve politikë i vazhdohet mandati

Qeveria e Kosovës ia ka vazhduar mandatin Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe përndjekurve politikë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ishte ai që kërkoi prej anëtarëve të kabinetit qeveritar vazhdimin e mandatit të këtij Komisioni.

“Të zgjatet mandati me afat kohor prej 2 vitesh. Ky propozim vjen pas kompletimit të emrave të anëtarëve të dërguar nga institucionet relevante”, tha ai.

Anëtarë të këtij komisioni janë: Fadil Bunjaku, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë; Bora Duli, përfaqësuese nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve; Jahë Gecaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë; Hydajet Hyseni-Kaloshi, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës; Berat Luzha, përfaqësues nga Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë të Kosovës dhe Mazllum Baraliu përfaqësues nga Shoqata e Juristëve të Kosovës.

Pro vazhdimit të mandatit të këtij komisioni ishin të gjithë të pranishmit.