Komisioni Europian nis ekipe shpëtimi në  Shqipëri

Komisioni Europian është deklaruar se do të ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit.

Në një deklaratë në Tëitter KE thotë se do i qëndrojë pranë Shqipërisë në këto kohë të vështira.

“Ne qëndrojmë përkrahë  Shqipërisë në këto kohë të vështira pas tërmeteve. Ne kemi mobilizuar ndihmë të menjëhershme për t’i ndihmuar autoritetet lokale, dhe ekipet e shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Këto ekipe shpëtimi janë nga Italia, Greqia dhe Rumania, të cilat janë rrugës për në Shqipëri.