Oliver Varhelyi; Foto: Bashkimi Evropian

Komisioneri për Zgjerim mirëpret vendimin për heqje të tarifës

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur vendimin e qeverisë për largimin e tarifës 100 për qind.

Sipas Varhelyi ky vendim është thelbësor për rifillimin e dialogut me Serbinë.

“Unë mirëpres vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina – thelbësore për rifillimin e dialogut. Të gjitha pengesat tregtare duhet të largohen, bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe i domosdoshëm, gjithashtu për të luftuar coronavirusin”, ka shkruar ai në twitter.

 

Dje Qeveria në detyrë e Kosovës ka votuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe zëvendësimin e saj me masën graduale të reciprocitetit ndaj Serbisë.

(Dokument) Qeveria heq tarifën 100 për qind, vendos reciprocitetin me Serbinë