Pamje me dron e zjarrit në Obiliq, 8 mars 2022 - Foto: KALLXO.com

Komandanti i zjarrfikësve jep detaje për zjarrin në Obiliq

Një zjarr i madh ka kapluar fabrikën e riciklimit të mbeturinave afër Termocentralit Kosova B në Obiliq gjatë ditës së sotme.

Deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar nga ky incident, përpos dëmeve materiale.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Latif Zeka, komandant i zjarrfikësve në rajonin e Prishtinës.

“Zjarri ka rënë në fabrikën ku reciklohen mbeturinat, tani janë gati në fund të procesit të shuarjes. Nuk kemi informata për persona të lënduar, përpos dëmeve materiale”, ka thënë Zeka

Ai shtoi nuk është bërë ende i ditur shkaku i këtij zjarri.

Derisa, nga Policia ende nuk janë dhënë ende detaje lidhur me këtë rast.

VIDEO – Zjarr afër Termocentralit Kosova B në Obiliq