Zjarrfikësit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përfshihet nga zjarri një fushë në Hajvali

Një zjarr ka përfshirë një zonë fushore në Hajvali gjatë orëve të mbrëmjes.

Zjarri dyshohet se është rezultat i djegies së shkurreve dhe mbeturinave.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Latif Zeka, komandant i Zjarrfikësve të rajonit të Prishtinës.

“Zjarri ka përfshirë një fushë në Hajvali si shkak i djegies së mbeturinave e shkurreve, zjarrfikësit kanë dal menjëherë për të intervenuar dhe tashmë është bërë edhe fikja e tij”, ka thënë Zeka.