Komandanti i zjarrfikësve jep detaje për incidentin e zjarrit në Prishtinë

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri sot në lagjen “Tophane” të Prishtinës.

Latif Zeka, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë se informatën e kanë marrë rreth orës 12:00 dhe menjëherë ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar zjarrin.

“Lajmi është marrë në 12:10 minuta dhe zjarrfikësit që kanë arritur të parët nuk e kanë lënë zjarrin me u zgjeru, si dhe kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë brenda”, tha Zeka.

Sipas tij, persona me lëndime serioze nuk ka, përveç një fëmije dhe një personi tjetër që kanë qenë pak të lënduar.

“Sipas informatave, vetëm një fëmijë ka qenë pak i lënduar, si dhe një person tjeër ka problem me frymëmarrje. Shkaktari i zjarrit nuk dihet, por që inspektorët e parandalimit të zjarrit e shikojnë nga është shkaktuar, por zjarri ka ardhur nga poshtë dhe përmes liftit është përhapur lartë”, deklaroi Zeka para gazetarëve.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se ekipet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes,

Sipas tij, deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përpos dëmeve materiale.