Koha po ikën për viktimat e tërmetit në Turqi

Numri i konfirmuar i vdekjeve nga dy tërmetet e mëdha që goditën Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën ka kaluar tashmë 9,500. Zyrtarët e ndihmës kanë frikë se numri final i viktimave mund të arrijë në 20,000. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës për t’i shpëtuar njerëzit, por shumë vendas janë të zemëruar për reagimin e pamjaftueshëm të autoriteteve turke.

Antakia është kryeqyteti i provincës Hatay, i lidhur midis Sirisë në lindje dhe Mesdheut në perëndim. Tërmeti e shkatërroi plotësisht këtë qytet, duke rrafshuar lagje të tëra. Rreth gjysma e ndërtesave të sipërme të apartamenteve përgjatë bulevardit kryesor Atatürk të qytetit janë shembur. Më shumë se dyzet e tetë orë pas tërmetit të parë, banorët janë ende pa energji elektrike dhe gaz. Ata që mbijetuan qëndrojnë në rrathë rreth zjarreve jashtë në rrugë nga frika e një tërmeti tjetër. Pasgoditje më të vogla ende mund të ndihen.

Mijëra shpëtimtarë po punojnë pandërprerë e pa u lodhur gjatë gjithë kohës, duke i prerë panelet e betonit dhe shufrat e armaturës.

“Mund të dëgjonim të qarat e një gruaje të moshuar nga një ndërtesë”, thotë Ali, një vullnetar nga provinca e Mersinit. Vrapova dhe u thashë njerëzve nga Presidenca e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD). Ata erdhën për të parë lokacionin, por thanë se është shumë e rrezikshme të gërmohet atje. Dhe, e lanë aty. Cili është rreziku kur bëhet fjalë për jetën e njeriut?’

Shumë vendas të tjerë shprehën gjithashtu zhgënjimin me shpejtësinë dhe shkallën e përpjekjeve të shpëtimit dhe disa nga agjencitë e emergjencës. Ndërkohë, mijëra shpëtimtarë po punojnë pa u lodhur gjatë gjithë orarit, duke i prerë panelet dhe shufrat e betonit, duke u ngjitur nën ndërtesat gjysmë të shembura me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

“Në mëngjes nuk kishte pothuajse asnjë shpëtimtar përreth”, thotë Esra, duke qëndruar pranë një grupi ndërtesash të shembura. “Mund të dëgjonim thirrje për ndihmë nga rreth pesëmbëdhjetë shtet të ndryshme në këtë rrugë. Shkova rrotull duke iu lutur shërbimeve të urgjencës me fadroma që të vinin të na dilnin në ndihmë. Të gjithë thanë se nuk mund të bëjnë asgjë, të tjerët po presin gjithashtu.

Spitali shtetëror në qytet është shkatërruar. Ata që nuk mund të transportohen në provinca të tjera dërgohen në një spital 10 km në veri të qytetit – një nga ndërtesat e pakta që ka ende energji elektrike. Të plagosurit në gjendje kritike presin pranë qindra të vdekurve të mbuluar me batanije me një letër shënimi  sipër, duke e treguar identitetin e tyre.

“Shumica prej nesh që punojnë këtu janë vullnetarë”, thotë Kemal Kaya, i cili vetë fluturoi nga Turqia perëndimore për të dalë në ndihmë. “Ne i trajtojmë ata sa më mirë që mundemi, pastaj i dërgojmë ata gjendja e të cilëve është stabile në spitale të tjera”.

Adana është një nga qytetet më të mëdha të Turqisë ku u shembën disa ndërtesa shumëkatëshe. Vendasit u mblodhën përreth rrënojave, të pafuqishëm duke pritur ndërkohë që autoritetet dhe vullnetarët i pastrojnë mbeturinat.

“Vëllai im, gruaja e tij dhe djali i tyre janë atje diku”, thotë Dilek Gülbüz, një grua e moshuar që erdhi nga kryeqyteti Ankaraja pas tërmetit. “Nuk më ka mbetur asnjë familje tjetër, vetëm ata. Ata kanë mbetur të ngujuar tash e dy ditë! Ne paguajmë taksa dhe ky është shërbimi i urgjencës që marrim? Të gjithë janë fajtorë (qeveria)!’

Infrastruktura në të gjithë rajonin pësoi dëmtime të rënda, duke i penguar më tej misionet e shpëtimit t’i arrijnë në zonat e prekura. Shumë rrugë janë shkatërruar, rrjetet e energjisë elektrike janë shembur dhe sinjalet telefonike nuk funksionojnë në shumë zona. Bora vazhdon të bjerë – dhe për pak të mbijetuar të mbetur të bllokuar nën rrënoja, koha po ikën./The Spectator

Përgatiti: Nuhi Shala