Hekurudhat në Kosovë | Foto: Infrakos
‘Infrakos’, me program kontabiliteti të para 23 viteve
Auditori i përgjithshëm ka gjetur se Ndërmarrja Publike ‘Hekurudhat ë Kosovës-Infrakos” Sh.A., përdor sistem informativ mbi 23 vjet të vjetër, dhe nuk ofron shënimet e nevojshme.
“Ne kemi identifikuar se Sistemi Informativ i Kontabilitetit të cilin ndërmarrja e ka në përdorim nga viti 2003 dhe përditësimi nuk ishte bërë që nga viti 2008. Sistemi kontabilitetit nuk gjeneron raporte të përshtatshme analitike dhe të integruara të shënimeve financiare. Po ashtu, nga viti 2014 ky sistem i kontabilitetit nuk kishte mirëmbajtje”- thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se me mjetet e siguruara nga Ministria e Ekonomisë, gjatë vitit 2023 ndërmarrja kishte zhvilluar procedurat e kontraktimit për blerjen e sistemit të kontabilitetit dhe kishte lidhur kontratë për “Furnizim me softuer për menaxhimin financave dhe aseteve”, mirëpo, kjo kontratë ishte anuluar pasi që operatori ekonomik nuk i kishte përmbushur obligimet e saj kontraktuale.
Auditori gjetjen e bazoi në nenin 11 të Ligjit nr. 06/L-032, për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim i cili tregon se çfarë duhet të përfshijnë regjistrat kontabël.
Andaj, drejtuesve të ndërmarrjes ju rekomandua të përcaktojnë komponentë e sistemit gjatë blerjes.
“Bordi i Drejtorëve duhet të siguroj që sistemi informativ i kontabilitetit të gjeneroj të gjitha informacionet e nevojshme duke përfshirë ditarin kryesor. Gjatë procesit të blerjes ndërmarrja duhet të përcaktoj saktë komponentët që duhet të përmbaj sistemi informativ i kontabilitetit”- thuhet në rekomandim.
Tutje, nëpërmjet letërkonfirmimit, drejtuar Zyrës Kombëtarë të Auditimit, kryesuesja i Bordit të Drejtorëve, konfirmoj se pajtohet me gjetjet raportit dhë rekomandimet pa ndonjë koment në përmbajtjen e raportit për Pasqyrat Financiarë Vjetore të vitit 2023 të Ndërmarrjes Publikë “Hekurudha e Kosovës Infarkos Sh.A.