Arkiv - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

'Kemi qenë dhe do t’jemi', slogani i 'Javës së Krenarisë'

Me sloganin “Kemi qenë dhe do t`jemi”, do të organizohet edicioni i tetë i “Javës së Krenarisë” në Kosovë, që do të fillojë të hënën, më 03.06.2024.

Java e Krenarisë është një manifestim që synon pranimin e komunitetit LGBTIQ+ në shoqëri, duke avokuar për barazi.

“Java e Krenarisë në Kosovë është një manifestim i vetes sonë, i kulturës sonë, i personalitetit tonë. Java e Krenarisë në Kosovë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre. Java e Krenarisë në Kosovë, edhe në këtë edicion të tetë nuk harron të jetë pasaporta kryesore e individëve LGBTIQ+ në Kosovë” – thuhet në njoftimin për këtë manifestim.

Në njoftim thuhet se ekzistenca e këtij komuniteti është në paradën e tyre të përditshme, në defileun e tyre “në një vend ku ngjyrat shpesh pengojnë”.

“Duke e respektuar të kaluarën tonë, ne duam të shohim kah e ardhmja. Heshtja ka qenë mekanizmi ynë për shumë gjatë, por jo tash e tutje. Në mes të sfidave e vështirësive, shpirtrat tanë kanë mbetur të fuqizuar” – thuhet më tej.

“Java e Krenarisë” u mbajt për herë të parë në vitin 1970 në Çikago, Los Angeles, Nju Jork dhe San Francisko.

Këto janë aktivitetet e organizuara për Javën e Krenarisë:

–        HapjaZyrtare e Javës së Krenarisë (E hapur për media)

–        Let’s Pride – Musica Edition (Jo e hapur për media)

–        Konferenca ‘Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes’ (E hapur për media)

–        Ekspozimi i Arkivave Queer (E hapur për media)

–        Aksoni Rrugor ‘Sheshi i Krenarisë’ (E hapur për media)

–        Koncert nga Astrit Ismaili: The First Flower (E hapur për media)

–        Shfaqja ‘Unë jam vetë grua’ (E hapur për media)

–        Bisedë: Festivalet në Kosovë dhe aspekti i queerness (Jo e hapur për media)

–        Vizitë në ekspozitën ‘you knoë me so Well’ (E hapur për media)

–        Shfaqja ‘Romeo dhe Romeo’ (Jo e hapur për media)

–        Audio-ekspozitë ‘More Women’ (E hapur për media)

–        Drag Show (Jo e hapur për media)

–        Paradae Krenarisë 2024 (E hapur për media)

–        Koncertii Prishtina Pride: Krejt bashkë! (E hapur për media)