Pse u mbyll grupi "AlbKings”?

Brenda më pak se një jave, Kosova është rrezikuar nga rrjetet sociale.

Fëmijë të moshës nën 15-vjeçare u lënduan në Fushë-Kosovë, duke gërvishtur veten në bazë të një loje në “TikTok”.

Po ashtu, dhjetëra gra u raportuan si viktima nga sulmet në grupin ‘AlbKings’ në “Telegram”.

Dëshmitarë të rasteve dhe ekspertë po diskutojnë këto zhvillime në emisionin “Kallxo Përnime”.

Në emision po diskutohet edhe rreth arrestimit të anëtarëve të grupit ‘AlbKings’.

Shënim: Redaksia e KALLXO.com ka vendosur që për shkak të sigurisë kibernetike të gazetarëve të mbulojë emrin e gazetarëve.