Gjatë masave të vëzhgimit të kamionëve të dyshuar se po kontrabandonin kafshë, Foto: KALLXO.com

Edhe një i arrestuar në rastin ‘Karaçeva’

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në rastin e njohur si “Karaçeva”.

Deri te arrestimi ka ardhur si pasojnë e veprimeve hetimore të ndërmarra nga Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Gjilanit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale, i dyshuari është arrestuar.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i arrestuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm” fshati Karaçevë e ultë në Komunën e Dardanës.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, në prezencë të avokatit mbrojtës i dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë ne vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave tjerë.

Detaje nga policia: Çka u gjet gjatë aksionit në Karacevë – FOTO