Këta janë tre kandidatët për trajnerin e vitit

FIFA ka publikuar emrat e tre trajnerëve kandidatë për të marrë çmimin e trajnerit më të mirë në botë.

Të nominuarit për pozitën e trajnerit më të mirë në botë janë: Pep Guardiola (Manchester City), Roberto Mancini(Italy) dhe Thomas Tuchel (Chelsea).

Guardiola pati një sezon fantastik me Manchester City pasi u shpall kampion i Ligës Angleze. Mancini arriti që kombëtaren e Italisë ta shpallte kampion të Evropës, ndërsa Tuchel arriti që me Chelsea të fitonte edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e FIFA-së në Twitter.

Fituesi i këtij trofeu do të shpallet me 17 janar në një ceremoni që do të organizohet në Zurich.