Foto: Zyra e Presidencës së Ukrainës

Këshilli i Evropës: Vrasja dhe vuajtja e njerëzve në Ukrainë duhet të marrë fund tani

Këshilli i Evropës ka lëshuar një deklaratë duke kërkuar që të ndalohen vrasjet dhe vuajtjet e njerëzve në Ukrainë nga forcat ruse.

Në këtë deklaratë thuhet: “Për të gjashtën ditë, sulmi ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës ka vazhduar të mbjellë vdekje dhe shkatërrim në zemër të Evropës. Në vetëm pak ditë, lufta ka çuar në vdekjen ose plagosjen e qindra njerëzve, duke përfshirë shumë fëmijë.

Granatimet e fundit të qytetit të Kharkiv kanë nxjerrë në pah shpërfilljen e hapur të forcave ruse për jetërat civile, me dhjetëra njerëz të vrarë dhe të plagosur dhe shumë objektiva civilë, duke përfshirë blloqe apartamentesh dhe një qerdhe fëmijësh, të goditura nga raketa dhe municione të dyshuara kasetë bomba”.

Ai shtoi se kjo luftë “shkel ligjin ndërkombëtar, të drejtat e njeriut si dhe të drejtën humanitare”.

“Kjo masakër duhet të përfundojë menjëherë përpara se të humbasin edhe më shumë jetë të pafajshëm dhe të shkaktohen më shumë dëme. Autoritetet ruse mund ta bëjnë këtë. Ata duhet ta ndalojnë menjëherë këtë makth”.

Sot është dita e gjashtë sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./Sky News