I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça

Kërkohet paraburgim për Dardan Krivaqën, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit Dardan Krivaqa, i dyshuar pwr vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani

Krivaqa dyshohet se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë, e paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Krivaqa, më 22 gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje edhe me të dyshuarin Arber Sejdiu (i cili gjendet në paraburgim), kanë kryen veprën penale vrasje e rëndë.

“I pandehuri Dardan Krivaqa, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Arrestohet Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj