Babai i Marigona Osmanit: Dardan Krivaça na kërcënoi nga burgu

Babai i Marigona Osmanit, Muhabi Osmani ka treguar se familja e tij ka marrë kërcënime përmes mesazheve nga profile në rrjete sociale me emër të Dardan Krivaçës nga burgu, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës së tyre – Marigonës, në vitin 2021 në Ferizaj.

Osmani tregon se bashkëshortja e tij u kërcënua përmes mesazheve në telefon.

“Kërcënime ka pasur ndaj bashkëshortes, me anë të SMS-ve. Ka thënë që edhe këtë vajzën të madhën që e kemi edhe këtë [do t’ia bëj njësoj]. E kemi raportu në Polici, tash janë duke u marrë ata me këtë rast”- deklaroi Osmani në Kallxo Përnime.

I akuzuari për vasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaça para gjykatës, 6 korrik 2023

Ai tha se rasti ka ndodhur para një viti.

“Rasti ka ndodhur para një viti. Nuk kemi të dhëna, jemi duke pritur, prokurori e ka marrë rastin, ende s’na ka kthy përgjigje qysh ka ardh ai SMS, nga ka ardhë. Ai [Dardan Krivaça] ka qenë në burg, SMS-i ka ardhë nga profili i tij [në rrjete sociale] në telefonin e bashkëshortes. Kur jemi shku në polici, ai i hetuesisë e pyet prokurorin a me ua bë intervistën ose jo, paramendoje ti, tani prokurori tha merrini në pyetje. Duke e ditur rastin tonë”, shtoi Osmani.

Në gusht të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaçën për vrasjen e Marigona Osmanit. Me të njëjtën, Krivaça ka qenë në lidhje jashtëmartesore.

Ndërsa Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Historia e rastit të vrasjes mizore të Marigona Osmanit që përfundoi me dënimin e të akuzuarit kryesor me burg të përjetshëm