Blocked Unavailable Decline Accesibility Closed

"Kemi vija të kuqe": Evropa paralajmëron sanksione pasi Twitter-i ia ndalon gazetarëve qasjen në këtë platformë

Vendimi i Elon Musk për t’ua ndaluar papritur gazetarëve të shquar të teknologjisë qasjen në Twitter po nxit reagime të ashpra në Evropë.

Gjermania paralajmëroi për ndikimin në lirinë e shtypit, ndërsa një zyrtar i lartë i BE tha se Twitter duhet të jetë në përputhje me rregullat e bllokut të BE-së ose të përballet me sanksione të mundshme.

“Liria e shtypit nuk mund të lëshhet dhe ndalet ashtu sic dëshiron dikush”, shkroi të premten në Twitter Ministria e Jashtme e Gjermanisë. “Nga sot këta gazetarë nuk mund të na ndjekin më, të komentojnë apo kritikojnë. Kemi një problem me atë @Twitter”.

Věra Jourová, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për vlerat dhe transparencën, tha se “pezullimi arbitrar” i gazetarëve është “shqetësues” dhe ajo tregoi se kompania mund të përballet me dënimin, si rrjedhojë.

“Ka vija të kuqe”, vazhdoi ajo. “Dhe do të ketë sanksione, së shpejti”.

Të enjten në mbrëmje, Twitter i ndaloi llogaritë e disa gazetarëve të profilit të lartë nga organizatat kryesore të lajmeve të ndryshimeve, duke përfshirë Donie O’Sullivan CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala