KEDS: Tek trafo në Pejë ka ndodhur aksident, shpejt rregullohet

Sot gjatë ditës KALLXO.com ka raportuar lidhur me gjendjen e rëndë të orëve të rrymës në një trafo në Pejë.

Nga pamje të dërguara prej një qytetari të asaj zone, duket se trafot janë përtokë dhe të demtuara.

Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se aty ka ndodhur një aksident dhe shpejt pritet të rregullohet.

“Aty ka ndodhur aksident,  KEDS do ta rregullojë në kohën më të shkurtër të mundshme”, është shprehur Buzhala.

Pejë, orët e rrymës përtokë dhe të dëmtuara – FOTO