Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KEDS: Gjendja e furnizimit me energji elektrike është e mirë

Kompania për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë  (KEDS), ka bërë të ditur se gjendja e furnizimit me energji elektrike është e mirë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KALLXO.com se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë filluar të ngrohen me energji elektrike dhe se sipas tij, kjo ka ndikuar që në disa zona të paraqiten mbingarkesa.

“Deri tek kjo kërkesë e rritur ka ardhur pasi një pjesë e madhe e qytetarëve kanë filluar të ngrohen me energji elektrike. Kjo ka ndikuar që në disa zona të paraqiten mbingarkesa, pasiqë përkudër intervenimeve të vazhdueshme të KEDS-it, investimeve anëkend vendit, asnjë rrjet elektrik nuk është i dizajnuar që të sherbejë edhe për distribumim të energjisë elektrike, edhe për distribuim të energjisë termike të njëjtën kohë, për të gjithë konsumatorët”, ka shtuar ai.

Sipas Buzhës, kjo ka bërë që të pëlcasin kabllot, të digjen ato apo të tejnxehen asetet elektro-energjetike në zonat e afektuara.

“KEDS ka intervenuar në kohën më të shkurtër të mundshme në secilën situatë, duke rritur kapacitetet, duke shtrirë kabllo të reja, duke zëvëndësar asetet e djegura apo të dëmtuara dhe po vazdhon ta bëjë këtë, vetëm që konsumatroët të kenë shërbime sa më kualitative. Por, duhet theksuar që është problematikë më të cilën janë përballur një pjesë e vogël e konsumatorëve, ngase shumica janë furnizuar pa ndonjë problem të theksuar”, thuhet në përgjigje.

Ai ka shtuar se KEDS ka furnizuar në vazhdimësi mbi 99 për qind të konsumatorëve anëkend vendit në këtë kohë, kryesisht të karakterizuar me ngrica, pra temperature të ulëta dhe me reshje.

“Gjatë kësaj periudhë është thyer edhe rekordi i furnizimit të të gjitha kohërave të arritur në Kosovë, pasi kemi ofruar në kohë piku deri në afro 1300 megavatë/oë energji elektrike. Ky është tregues i qartë që konsumatorët janë furnizuar me energji elektrike në nivel mjaft të lartë”, thuhet në përgjigjen e tij për KALLXO.com.

Sa i përket gjendjes aktuale, zëdhënësi i KEDS-it ka shtuar se pjesa dërrmuese e konsumatorëve janë duke u furnizuar me energji elektrike pa asnjë telashe.

“Në disa zona të caktuara, kryesisht zona malore, po paraqiten aty këtu ndonjë prishje si pasojë e faktroëve atmosferik apo mbingarkesave, por ekipet janë vazdhimisht në terren duke e dhënë masksimumin që të normalizohet gjendja edhe për ta”, ka thënë ai.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për gjendjen me furnizim me energji elektrike në Kosovë.