Kavajë, zbulohet se 75-vjeçarja vdiq si shkak i dhunës fizike

Policia e Shtetit ka njoftuar se rasti i vdekjes së 75-vjeçares në Kavajë, e cila ishte raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ka rezultuar se djali i saj, 35-vjeçari tashmë është i dyshuar në këtë rast.

Sipas njoftimit, 35-vjeçari i cili vuan nga sëmundje mendore, dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj nënën së tij.

Viktima u gjet më 10.02.2024 e vdekur në banesën që po jetonte me djalin e saj.

“Nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën. Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës” – thuhet në njoftimin e policisë shqiptare të datës 11.02.2024