Foto: Ilustrim

Katër të lënduar në një aksident në Rahovec

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:55 në mes dy veturave.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, zëdhënësi ka treguar se ka dëme të konsiderueshme materiale.