Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Punëtori vdes pasi dyshohet se u rrëzua në vendin e punës
20.11.2022 - 08:27
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pasi është rrëzuar në vendin e tij të punës.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor ndërsa ka potencuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bresje të Komunës së Fushë Kosovës.
Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 9 të mëngjesit.
Viktima sipas policisë, deri sa ishte duke kryer disa punime dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur.
Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ndërsa rasti është ende në hetim.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit dhe me urdhër të tyre është iniciuar lënda si rrezikim i sigurisë në vendin e punës.