Vdekja e punëtorit në Skenderaj, arrestohet një person

Një person është arrestuar lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori, 60-vjeçar që kishte rënë nga objekti ku po punonte në Skenderaj.

Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar, dyshohet për rrezikim të sigurisë në vendin e punës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KALLXO.com ka raportuar më 7 shtator se një 60-vjeçar në Skenderaj ka vdekur pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pas rënies nga një objekt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se ai kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër rreth orës 16:00, derisa po punonte.

”Rreth orës 16:00, është raportuar se në rrugën ”Ahmet Delia” në Skenderaj, nga një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime viktima (punëtor) i moshës rreth 60 vjeçar, i njëjti me urgjencë është dërguar në QKUK” – kishte thënë Zahiti.

Vdekja e 60-vjeçarit është konstatuar në QKUK rreth orës 20:30.

Skenderaj, bie nga objekti ku po punonte, 60-vjeçari nuk u mbijeton plagëve