Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kaq raste aktive me coronavirus janë në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 169 rastet e reja me COVID-19 në Kosovë janë nga 24 komuna të vendit.

Ndërkaq, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Kurse numri i rasteve aktive me coronavirus në vend, është 3 mijë e 534 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 12 mijë e 337 raste nga 46 mijë e 907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 346 raste.