Kaplohen nga zjarri tre shtëpi në Graçanicë

Tre shtëpi janë përfshirë nga zjarri në Graçanicë. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një person i cili kishte ndezur gjësende në oborrin e tij. Më pas, sipas informacioneve që ka marrë KALLXO.com, zjarri ka përfshirë tre shtëpi në afërsi. Policia e zjarrfikësit i janë përgjigjur shpejtë situatës, për ta vënë nën kontroll. KALLXO.com mëson se nga e gjithë kjo situatë, nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa nuk dihen ende dëmet e shkaktuara. Gjatë intervenimit Policia ka siguruar qytetarët duke i larguar ata nga perimetri i rrezikshmërisë.

Për të ndihmuar zjarrfikësit, në lokacion ka shkuar edhe topi i ujit i Policisë së Kosovës dhe është arritur që zjarret të lokalizohen.