Foto: Ilustrim

Kanosje me armë zjarri në Prishtinë, Policia konfiskon një pistoletë

Një person ka raportuar më Polici se është kanosur me armë zjarri nga persona tjerë. Sipas Policisë shkaku i kërcënimit ka qenë një mosmarrëveshje në mes palëve. Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë rreth orës dhejtë të paraditës.

“Në vendin e ngjarjes si provë materiale është konfiskuar një pistoletë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.