Kanosi me pistoletë lodër dy persona, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se kishte kanosur me armë lodër dy persona të tjerë që ishin duke prerë dru në pyll.

Njësiti policor ka sekuestruar pistoletën lodër nga i dyshuari për të cilën dyshohet se e kishte përdorur në rast.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në fshatin Lebanë të Prishtinës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.