Kanosen dy zyrtarë policorë, pas shqiptimit të gjobës në trafik

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person, i cili pasi që iu është shqiptuar gjoba në trafik, ka kanosur dy zyrtarë policorë.

Sipas Policisë, rasti ka nddhur në jug të Mitrovicës, mbrëmë rreth orës 19:29.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në raport të policisë.