Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i pavarur për Malishevën: Ndërtimet do të bëhen me standarde amerikane 

Kandidati i pavarur për kryetar të Malishevës Selajdin Bytyçi, ka thënë në Debat Pernime se do të aplikojë standarde amerikane për ndërtimet që do të bëhen në këtë qytet.

“Në qeverisjen time, sa i takon ndërtimeve unë do të shkojë me standarde amerikane. Në Amerikë kam pa, atje afër Floridas, secili banor i cili është i interesuar të ndërtojë shtëpi banimi apo për afarizëm, vjen e bën kërkesën te unë aty, unë e obligoj me qitë lajmërimin në atë vendpunishte, me qëndru lajmërimet aty një muaj dhe me ardhë banorët e asaj lagje me dhënë pëlqimin se a pajtohen që të ndërtohet aty”, tha ai në Debat Pernime.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Malishevës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetarë të komunës së Malishevës, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, Bajrush Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Kastriot Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Selajdin Bytyci, kandidat i Pavarur. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Malishevës: Marigona Ramaj AAK, Sadije Krasniqi LVV, Trëndelinë Begaj LDK.