Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidatët më të votuar nga Partia Demokratike e Kosovës

Mëngjesin e sotëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizjes Vetëvendosje doli të jetë partia më e votuar ndërsa pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me gjithsej 17% të votave.

Në listën e Partisë Demokratike si kandidati më i votuar nga kjo parti prinë Enver Hoxhaj me 100 mijë e 468 vota, i dytë në listë është Uran Ismaili 26 mijë e 716 vota, Bedri Hamza me 23 mijë e 976 vota, Mergim Lushtaku me 16 mijë e 295 vota, dhe Memli Krasniqi si kandidati i pesë më i votuar nga PDK me gjithsej 15 mijë e 912 vota.

Në bazë të certifikimit të rezultateve nga KQZ, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 19 ulëse me 17%.

Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese me 50.28% të votave