Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, Foto: @albinkurti/Twitter

Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese me 50.28% të votave

Me votat e të gjithë anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit 2021.

Në bazë të rezultatit të certifikuar nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur t`i sigurojë 58 ulëse të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, me 50.28 %.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 19 ulëse me 17%.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse, me 12.73.

Lista Serbe ka siguruar 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës me 12.73.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 8 ulëse, me 7.12%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Edhe pse puna e KQZ në këtë proces është shoqëruar me sfida të shumta me situatën me pandemi me numër të madh të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora, KQZ ka përmbushur obligimet kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e rezultateve”, deklaroi kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Kjo mbledhje e KQZ-së vjen pasi Gjykata Supreme ka mbyllur çështjen e ankesave në këtë institucion, ku ka hedhur poshtë shtatë ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve të ndryshëm.