Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kamenicë, Policia në kërkim të dy personave për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka lokalizuar një sasi të marihuanës në oborrin e një shtëpie të pabanuar, në të cilën janë shfaqur dy burra, njëri prej të cilëve ka tentuar ta marrë substancën.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë më 29.05.2024, rreth orës 17:30.

“Pas pranimit të disa informatave, DHTN Gjilan ka arritur të lokalizojë një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë në oborrin e një shtëpie të pabanuar. Në vendin e ngjarjes janë shfaqur dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre ka tentuar ta marrë substancën në fjalë” – thuhet në raportin e policisë.

Pas reagimit të policëve, i dyshuari ka hedhur substancën dhe është arratisur bashkë me të dyshuarin tjetër.

Policia thotë se është në kërkim të tyre.

Substanca e dyshuar prej 51.1 gramësh është konfiskuar.